Rekordi i radhës në Euro 2024, Kante regjistron statistikën e veçantë
1 Korrik 2024, 22:46 / SPORT

Franca arriti të siguronte kualifikimin në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian falë fitores 1-0 ndaj Belgjikës.
Përveç fitores, njëri prej lojtarëve ka patur edhe një gëzim tjetër pas përfundimit të 90 minutave, me “katalizatorin” e mesfushës, N’Golo Kante, i cili ka vendosur një rekord të veçantë, duke u bërë kështu lojtari me më shumë ndeshje pa humbje radhazi, kur ai ka qenë titullar për Kombëtaren e tij.
Në këtë sfidë mesfushori Kante ka thyer rekordin e Xavit (Spanja), pasi Franca nuk ka humbur asnjë nga 19 ndeshjet e saj në turnetë madhor me N’Golo Kante në fushë.
Është ecuria më e gjatë e të qenurit i pamposhtur nga ndonjë lojtar evropian me 13 ndeshje të fituara dhe 6 barazime për N’Golo Kante.
-
Prokurorja Rajmonda Berisha përballet me probleme për pasurinë
1 Korrik, 22:45
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
