RENDITJA/ Nga Egnatia te Teuta, faza e tretë e “Abissnet Superiore” sipas pikëve të grumbulluara

4 Mars 2025, 15:04 / SPORT ALFA PRESS
RENDITJA/ Nga Egnatia te Teuta, faza e tretë e “Abissnet

Janë mbyllur tri fazat e para të “Abissnet Superiore” dhe kryesimin e kampionatit e mban Egnatia me 49 pikë.

Rrogozhinasit janë skuadra më e mirë e fazës së tretë, pasi kanë grumbulluar 19 pikë dhe nga vendi i katërt pas përfundimit të fazës së dytë, tani udhëheqin kampionatin me meritë të plotë.

Vendi i dytë në kampionat mbahet nga Dinamo City, ndërsa në fazën e tretë skuadra e Ilir Dajës është ekipi i dytë më i suksesshëm, pasi ka grumbulluar 16 pikë.

Në vendin e tretë ndodhet Vllaznia me 15 pikë, ndërsa ekipi surprizë mund të quhet Laçi, i cili ka bërë hapa pozitivë dhe renditet i katërti për nga ecuria në fazën e tretë.

Skuadra e Francesco Moreiros ka grumbulluar 12 pikë, duke lënë pas Bylisin dhe AF Elbasanin me nga 11 pikë secila.

Nga katër ekipet e para të renditjes, Partizani ka pasur performancën më të dobët gjatë fazës së tretë, pasi ka grumbulluar vetëm 10 pikë.

Pas të kuqve renditet Tirana, që gjatë kësaj faze ka marrë vetëm 8 pikë, ndërsa Teuta është skuadra e fundit, me vetëm 6 pikë të grumbulluara.

Faza e tretë, pikët e grumbulluara:

1. Egnatia          19 pikë

2. Dinamo City   16 pikë

3. Vllaznia         15 pikë

4. Laçi              14 pikë

5. AF Elbasani   12 pikë

6. Bylis             11 pikë

7. Skënderbeu   11 pikë

8. Partizani       10 pikë

9. Tirana           8 pikë

10. Teuta          6 pikë

Renditja pas dy fazave të para:

1. Dinamo City   31 pikë

2. Vllaznia         31 pikë

3. Partizani        30 pikë

4. Egnatia         30 pikë

5. AF Elbasani    22 pikë

6. Teuta            22 pikë

7. Tirana           18 pikë

8. Laçi              17 pikë

9. Bylis             17 pikë

10. Skënderbeu 15 pikë

Renditja pas tri fazave të para:

1. Egnatia           49 pikë

2. Dinamo City    47 pikë

3. Vllaznia          46 pikë

4. Partizani         40 pikë

5. AF Elbasani     34 pikë

6. Laçi                31 pikë

7. Bylis               28 pikë

8. Teuta             28 pikë

9. Tirana            26 pikë

10. Skënderbeu  26 pikë

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128