Rikthehet Kupa e Shqipërisë, ja kur do të zhvillohen të gjithë sfidat e 1/8-ve

Kupa e Shqipërisë 2023/2024 do të rikthehet këtë të mërkurë me ndeshjet e fazës së 1/8-ave. Të tetë takimet do të luhen në një ditë dhe ndeshjet do të nisin në orën 13:00 dhe 17:00.
Në këtë fazë të Kupës ka disa duele interesante, ku garojnë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023. Të gjitha ndeshjet do të luhen me vetëm një takim dhe skuadrat që do të kualifikohen për në çerekfinale do të vendosen të mërkurën.
Në orën 13:00 do të luhen gjashtë takime. Kryesuesit e “Abissnet Superiore”, Egnatia do të përballen me Lushnjen. Ndërsa Partizani në fazën e 1/8-ave do të përballet me Apoloninë.
Tirana në këtë fazë ka si kundërshtarë Korabin, ndërsa një takim i fortë është ai mes dy skuadrave të “Abissnet Superiore”, Laçi – Dinamo.
Në të njëjtën orë do të luhen edhe dy sfida të tjera që premtojnë spektakël, Kukësi – Elbasani dhe Erzeni – Bylisi.
Dy sfidat e tjera të Kupës së Shqipërisë do të startojnë në orën 17:00.
Vllaznia do të përballet me Flamurtarin dhe në orën 17:00 do të luhet edhe një tjetër takim shumë i fortë mes dy skuadrave të “Abissnet Superiore”, Teuta – Skënderbeu. /FSHF
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
