Rrahmani: Nuk ishim konkretë, na mungoi pasimi i fundit

10 Shkurt 2025, 11:11 / SPORT ALFA PRESS

Rrahmani: Nuk ishim konkretë, na mungoi pasimi i fundit

Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, foli për mikrofonat e La Domenica Sportiva në Rai 2 pas barazimit 1-1 kundër Udineses në javën e 24-t të Serie A.

Këto janë deklaratat e tij:

"Mund të them që ne hyjmë në fushë në çdo ndeshje për të fituar, pastaj një pikë ose tri bëjnë diferencën.

Sot ndodhi që nuk arritëm ta mbyllnim ndeshjen, nuk ishim konkretë, na mungoi pasimi i fundit."

Po ndihet lodhja që Napoli nuk arrin të ruajë epërsinë?

"Jo, po punojmë si gjithmonë. Nuk ka ndeshje të lehta për t'u fituar, gjithçka varet nga mënyra se si zhvillohet loja dhe si krijojmë rastet. Ka shumë faktorë që ndikojnë në një fitore: qëndrimi dhe shpirtin luftarak."