Sfidat e Kombëtares me Çekinë dhe Gjeorgjinë/ Silvinjo rikthen Muçin, risia është fantazisti Pajaziti…

1 Tetor 2024, 08:37 / SPORT ALFA PRESS

Sfidat e Kombëtares me Çekinë dhe Gjeorgjinë/ Silvinjo

Koha kalon shpejt, sidomos kur bëhet fjalë për ekipin kombëtar.MixCollage-01-Oct-2024-08-23-AM-3163Silvinjo ka filluar të nisë ftesat e radhës drejt lojtarëve të cilët do të kërkojnë maksimumin në dy sfidat e radhës, me Çekinë në Pragë dhe Gjeorgjinë në Tbilisi, të vlefshme për Ligën e Kombeve, kompeticion ku Shqipëria kërkon të prezantohet sa më të mirë të jetë e mundur.

Nëse në shtator ai mbeti jashtë, e sigurt është që Ernest Muçi do të rikthehet në listën e muajit tetor nga Silvinjo. Fantazisti po kalon një situatë jokomode te Beshiktashi, e cila mesa duket se është drejt fundit, e parë kjo edhe nga zgjedhja që trajneri i tij, holandezi Van Bronkorst i besoi nga minuta e parë gjatë ndeshjes së djeshme, ku ekipi turk fitoi 3-0 në transfertë me Kajserisporin.

Muçi qëndroi për 66 minuta në fushë dhe ky është një ogur i mirë për vijimësinë që ai do të ketë në aventurën turke, por që gjithashtu ka rëndësi edhe për angazhimin e tij në Kombëtare.

BERISHA- Silvinjo do të jetë i detyruar që të bëjë ndryshime për shkak dëmtimesh të lojtarëve. Nëse po pret ende përgjigje për Rei Manajn i cili është jashtë fushave të lojës duke tentuar rikuperimin në kohë, Armando Broja nuk do të jetë as në këto dy ndeshje.

Për Manajn pritet të shihet nëse do të jetë i gatshëm këtë fundjavë për Sivasporin dhe më pas do të vendoset nëse do të thirret apo jo. Silvinjo do të ketë një tjetër mungesë të sigurt për këtë grumbullim.

Mesfushori Medon Berisha, i ftuar në Europian dhe i aktivizuar edhe në ndeshjen ndaj Ukrainës, nuk do të jetë në dispozicion të teknikut.

Djaloshi është dëmtuar në stërvitje disa javë më parë dhe dje, drejtori sportiv i Leçes, Stefano Trinkera, ka konfirmuar për mediat italiane se kthimi i tij në fushë do të jetë pas pauzës për Kombëtaret. “Pauza do të na mundësojë që të rikuperojmë Medon Berishën”, ka thënë ai, duke iu referuar mesfushorit, i cili kishte luajtur si titullar në Serinë A ndaj Torinos, duke dhuruar një paraqitje shumë të mirë menjëherë sapo ishte kthyer nga grumbullimi me Kombëtaren kuqezi. Por më pas ai dëmtim bëri që Berisha të mbetej jashtë fushave të lojës e tashmë të humbasë edhe grumbullimin e tetorit.

 

Po ndodh...