
Shënoi golin e parë në Amerikë, Myrto Uzuni premton: Nuk do të ndalem

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, të dielën mbrëma shënoi golin e parë për Austinin në MLS të SHBA-së, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij me rezultat 1-0 ndaj St. Luis City.
Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë në MLS, ndërsa Uzuni ka katër paraqitje deri tani me klubin e Austin.
Trajneri i Austin, Nico Estevez, ka thënë se Uzunit i duhet kohë që të adaptohet me futbollin në MLS.
“Atij i duhet më shumë kohë me ne. Ai nuk ishte me ne.
Duhet të jemi të durueshëm me të gjithë dhe të kuptojmë se si luan dhe që ai të kuptojë të tjerët se si luajnë.
Ai gjithnjë angazhohet shumë, jep çdo gjë dhe kur është dashur ta bëj dallimin në këtë ndeshje, e ka bërë. Këtë e kërkojmë nga lojtarë si ai”, deklaroi trajneri Estevez.
Uzuni është shprehur i lumtur për golin e parë me fanellën e klubit të ri, ku aty kaloi nga Granada në merkaton e dimrit.
“Jam shumë i lumtur. Unë punoj gjithnjë shumë. Jap çdo gjë në fushë, kështu që mendoj se e meritoj këtë gol.
Në ndeshjet e kaluara nuk kam pasur fat, kam goditur dy herë shtyllën.
Kam punuar fort për këtë moment dhe shpresoj që gola të tjerë do të vijnë”, ka thënë Uzuni.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128