Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve/ Sot mësohen emrat e kundërshtarëve

17 Mars 2023, 11:52 / SPORT ALFA PRESS

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve/  Sot

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve do të hidhet sot në Shtëpinë e Futbollit europian në Nion të Zvicrës, ora 12:00 dhe tetë skuadrat çerefinaliste të Ligës së Kampioneve do të mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre në raundin e ardhshëm.
Bayerni i Mynihut, Benfika, Chelsi, Interi, Manchester City Milani, Napoli dhe Reali i Madridit do të mësojnë emrat e rivaleve që do të kenë përballë në këtë raund. Shorti është i hapur, pra nuk do të ketë ndarje në vazo të ndryshme për të shmangur duelet mes klubeve nga i njëjti vend apo ato që janë ndeshur në të njëjtin grup këtë sezon.

Tetë goglat me emrat e ekipeve çerekfinaliste do të vendosen në një vazo të madhe. Skuadra e parë që do të kapet do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi. Procedura do të përsëritet deri në përcaktimin e katër çifteve çerekfinaliste.

Bashkë me shortin e çerekfinaleve sot do të përcaktohet edhe ai i dy çifteve gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para të dueleve çerekfinaliste do të luhen të martën dhe të mërkurën e 11 dhe 12 prillit, ndërsa ato të kthimit do të mbahen në datat 18 dhe 19 prill.

Gjysmëfinalet do të luhen në datat 9-10 dhe 16-17 maj, ndërsa finalja e këtij sezoni do të zhvillohet të shtunën e 10 qershorit në Stamboll. Duhet kujtuar se prej sezonit 2021-‘22 rregulli i golit në fushë kundërshtare nuk vlen më.

Pra në rast se dy ndeshjet do të përfundojë në barazim golash, atëherë do të shkohet në kohën shtesë dhe në rast se edhe atje nuk do të ketë fitues, atëherë ai do të përcaktohet nga penalltitë.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128