Shorti i Champions drejtpërdrejtë, mundësi për përballje titanësh

18 Dhjetor 2023, 12:19 / SPORT ALFA PRESS

Shorti i Champions drejtpërdrejtë, mundësi për

Faza e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve sot në mesditë, me shortin që hidhet në Nion të Zvicrës. Goglat pritet të rezervojnë përballje të nxehta, teksa kryesuesit e grupeve do të shpresojnë të shmangin skuadra si Interi, PSG-ja dhe Napoli.

Në vazon e parë bëjnë pjesë të gjitha ato skuadra që e mbyllën grupin në vendin e parë, të cilat janë: Bajern Mynih, Arsenal, Real Madrid, Real Sociedad, Atletiko Madrid, Dortmund, Man. Siti dhe Barcelona.

Në vazon e dytë janë: Kopenhagen, PSV, Napoli, Inter, Lacio, PSG, Lajpcig dhe Porto.

Skuadrat që bënin pjesë në të njëjtin grup nuk do të mund të përballen sërish në këtë fazë.

Takimet e para e këtij raundi do të luhen në datat 13/14 shkurt dhe 20/21 shkurt, ndërsa duelet e kthimit janë parashikuar në datat 2/6 mars dhe 12/13 mars.

Pasi të mbarojnë këto sfida do të hidhet shorti i çerekfinaleve, ku më pas do të mësohen dhe çiftet gjysmëfinale dhe finale.

Po sot, hidhet edhe shorti i përballjeve direkte të Europa e Conference League.

Po ndodh...