Shqipëri-Ishujt Faroe/ Flamur gjigant dhe koreografi spektakolare, detaje nga axhenda

20 Nëntor 2023, 17:09 / SPORT ALFA PRESS

Shqipëri-Ishujt Faroe/ Flamur gjigant dhe koreografi spektakolare, detaje

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania” nuk do të jetë një ndeshje si të gjithë të tjerat, pasi sot pritet një festë e madhe pas përfundimit të ndeshjes në lidhje me kualifikimin në Euro 2024.

Për këtë festë, FSHF ka bërë të ditur axhendën për të informuar më saktë tifozët që do të jetë të pranishëm në stadium.

Në orën 17:45, do të nisë hyrja e tifozëve në “Air Albania”. Më pas, pak minuta në fillimin e sfidës, në 20:37, do të shfaqet flamuri i madh kuqezi në tribunën lindore dhe koreografia mbresëlënëse në të gjithë stadiumin.


Gjatë pushimit ndërmjet pjesëve, në 21:30, do të futet në fushë asambli i këngëve dhe valleve popullore. Në përfundimin e ndeshjes, në orën 22:40, do të ketë një festë me fishekzjarrë. 10 minuta më pas, në orën 22:50, do të prezantohet një klip për rrugëtimin e kombëtares shqiptare drejt Euro 2024.

Në orën 23:00, do të këndojë këngëtarja e famshme Juliana Pasha. Në orën 23:20, kombëtarja shqiptare do të futet në fushë për t’u përshëndetur me tifozët dhe në orën 00:00, do të ketë përsëri fishekzjarrë.

Shqipëri-Ishujt Faroe/ Flamur gjigant dhe koreografi spektakolare, detaje

 

 

 

 

 

Po ndodh...