Shqipëria U-17 mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen miqësore ndaj Sllovenisë
17 April 2024, 17:19 / SPORT

Shqipëria U-17 zhvilloi paraditen e sotme në Udine të Italisë seancën e fundit stërvitore, në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Sllovenisë U-17.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje të mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në sfidën miqësore ndaj Sllovenisë U-17.
Nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi skuadra u stërvit për rreth një orë, teksa seanca e fundit nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike, me stafin teknik që e fokusoi më shumë stërvitjen në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje.
Takimi miqësor i Shqipërisë U-17 ndaj Sllovenisë U-17 do të luhet nesër më datë 18 prill, në ora 11:00, në Ajdovščina Slloveni.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Nuk na duhet një marrëveshje PS-PD, na duhet demokracia!
Nga Mentor Kikia
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Nga Edison Lika
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



