“Tërbohet” Jasir Asani, mëngjarashi “shpërthen” me një “dopietë”, i dhuron fitoren ekipit të Gwangju

1 Mars 2025, 11:09 / SPORT ALFA PRESS

“Tërbohet” Jasir Asani, mëngjarashi

Jasir Asani rikthehet në versionin e tij më të mirë, “shpërthen” me një “dopietë” duke i dhuruar ekipit të tij Gwangju një fitore të rëndësishme në javën e tretë të Superligës në Korenë e Jugut.

Në tre ndeshjet e para në këtë fillim sezoni, Asani ka realizuar 3 gola duke udhëhequr menjëherë listën e golashënuesve më të mirë, 10 në total nëse përfshijmë edhe golat në Champions League aziatike.

Gwangju e gjeti veten në dizavantazh që në minutën e 16-të, por në fraksionin e dytë e mori stafetën Jasir Asani. Fillimisht në minutën e 57-të, Asani u shërbye saktë në zonë, shumë pranë vijës fatale e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.

Sulmuesi kuqezi nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 89-të, me një veprim tipik të tij, me të majtën nga jashtë zone dërgoi topin në trekëndësh duke realizuar një gol të “çmendur”, një gol që në fund rezultoi një trepikësh. Kjo “dopietë” e Jasir Asanit bën me krah edhe Sylvinho-n përpara fushatës kualifikuese në Botëror.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128