Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”

9 Korrik 2025, 15:18 / SPORT ALFA PRESS

Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të

Një provë e fundit për të kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm. Kjo është ajo që Osman Dembele përballet kundër Realit të Madridit: mundësinë për të përfunduar sezonin e tij të mrekullueshëm me Paris SG-në dhe për të bërë një hap tjetër, ndoshta vendimtar, drejt “Topit të Artë”.

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube midis PSG-së dhe Madridit, e cila do të përjetohet praktikisht sikur të ishte finalja e turneut, do të jetë dhe arena e një sfide të madhe mes Mbape dhe Osman Dembele.

DEMBELE “VJEDH” SKENËN – Ndërsa presim të shohim se çfarë do të ndodhë në “MetLife” në Nju Xhersi, numri 10 i Parisit ka bërë një punë të shkëlqyer duke mbushur boshllëkun në sulmin e PSG-së të lënë nga largimi i Mbapesë. Dembele numëron 34 gola dhe 14 asiste në 51 ndeshje të sezonit 2024-2025 nën drejtimin e Luis Enrikes. Shifrat janë mbresëlënëse krahasuar me sezonet e tij të mëparshme.

Për shembull, 34 gola ose më shumë se 28 që ai shënoi në pesë sezonet e mëparshme së bashku (një në 2019-2020, 11 në 2020-2021, dy në 2021-2022, tetë në 2022-2023 dhe gjashtë në 2023-2024). Me mërzinë dhe zhgënjimin në Barcelonë, në sezonin e tij të parë në Paris, ai ishte nën hijen e Mbapesë. Por, pa bashkëkombësin e tij në krah, ai e ka shpalosur potencialin e tij të plotë këtë sezon, duke u bërë një nga favoritët për “Topin e Artë”. Dembele ka qenë thelbësor në suksesin e jashtëzakonshëm të PSG-së, duke i sjellë ata në Kupën e Botës si një forcë për t’u llogaritur pas triumfeve të tyre të trefishta: në Ligën e Kampioneve – përfshirë një fitore të paharrueshme 5-0 ndaj Interit në finale – Ligue 1 dhe Kupën e Francës.

 

Po ndodh...