
Tjetër problem për mbrojtësin e Anglisë, “ylli” i prapavijës rrezikon pjesëmarrjen në Euro 2024

Luke Shaw ishte shumë pranë rikthimit në fushë teksa mungon prej muajit shkurt, mirëpo, mbrojtësi ka pësuar një tjetër tërheqje muskulore që shtyn rikthimin e tij në fushë dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrjen e tij në Euro 2024 që starton më datë 14 qershor.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate pritet që të shpallë listën e të grumbulluarve brenda një jave dhe Shaw është me një pikëpyetje të madhe. Nga ana tjetër, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag theksoi se nuk e di nëse lojtari do të jetë gati për Europian, por shtoi se do të tentojnë që fillimisht ta rikuperojnë për finalen e FA Cup ndaj Manchester City.
“Nuk e di nëse Shaw do të rikuperohet në kohë dhe të grumbullohet për Europianin. Di vetëm që ne do të tentojmë ta kemi në dispozicion për finalen e FA Cup. Lojtari po përjeton një periudhë shumë të komplikuar, tani pësoi një problem të ri dhe na duhet të zbulojmë se për çfarë bëhet fjalë”,- u shpreh Ten Hag.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128