
Trajneri i ri i Gjermanisë, legjendat e “pancerave” lobojnë pro ish-it të Bajernit: I duhuri për kombëtaren

Kombëtarja e Gjermanisë ende nuk ka një trajner fiks, edhe pse Rudi Fëler mbuloi detyrën në takimin ndaj Francës. Julian Nagelsman është lakuar së fundmi si personazhi që pritet të pasojë Hansi Flikun e shkarkuar. Megjithatë, ish-futbollistët e “pancerave”, si Filip Lahm dhe Bastian Shvajnshtaiger, nuk e mbështesin këtë qasje në prononcimet e fundit.
Ata mendojnë se Luis van Gal i plotëson kreditet për t’i orientuar drejt suksesit kampionët e 4-fishtë në rangun e Botërorëve: “Dëshira ime përkon me emrin e Luis van Galit. Ai ka fituar shumë beteja në futboll. Le të kujtojmë Kupën e Botës në Katar me Holandën. Ai i solli holandezët deri në gjysmëfinale. Nëse nuk luan aq mirë, vështirë të kalosh pranë tij, pasi do të përballesh me kritikat”.
Filip Lahm ishte protagonisti që dha opinionin tij në prestigjiozen gjermane “Bild”, i cili është njëkohësisht edhe ambasadori i “Euro 2024”: “Nuk e shikoj si të përshtatshëm opsionin që trajneri i ardhshëm të jetë medoemos vendës. Disiplina e Van Galit është tjetër nivel. Ai vendos dorën e hekurt ndaj çdo strukture që ka të bëjë me kombëtaren. Te Bajerni, Luisi i dha formë suksesit dhe vazhdimësisë, si në bazë të rregullave strikte, ashtu edhe filozofisë me sistemin 4-2-3-1”.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128