U fut nga stoli dhe shënoi golin e fitores në minutën e 92-të, futbollisti shqiptar bën heroin në Turqi
21 Prill 2024, 21:25 / SPORT

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Zymer Bytyqi ishte njeriu i ndeshjes për Antaljaspor, që triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Hatajspor në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Turqisë.
Bytyqi u aktivizua në lojë në minutën e 81-të në vend të Larson. Në minutën e 90+2-të, futbollisti i Kosovës realizoi për 2-1, duke e përmbysur rezultatin.
Ky ishte goli i parë për Bytyqin në këtë edicion me Antaliasporin, ndërsa ka edhe dy asistime. Ekipi i tij gjendet në vendin e tetë me 45 pikë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



