
U ndanë në verë, Morata dhe Alice Campello bashkohen sërish

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është “like” i Alice në postimin e Rosica-s, që mund të konsiderohet konfirmim i heshtur. Në një intervistë të fundit, Alice kishte lënë gjithashtu derën hapur për një rikthim: “Nuk e di as çfarë do të ha nesër, jeta ndryshon dhe të surprizon çdo ditë. Çdo gjë është e mundur”.
Alice u pa në “San Siro”, gjatë ndeshjes Milan-Parma, në shoqërinë e fëmijëve të saj dhe të Moratës, duke rritur edhe më shumë dyshimet për ribashkimin e tyre.
Në muajt e fundit, ata kanë pranuar publikisht se ndarja ishte për shkak të sfidave personale.
Alice ka folur për depresionin pas lindjes, që e çoi edhe në terapi intensive pas lindjes së vajzës së tyre, Bella. Ndërkohë, Morata ka zbuluar se ka kaluar atake paniku.
Gjithsesi, siç duket, dashuria mes tyre nuk është shuar kurrë plotësisht. Sipas burimeve spanjolle, edhe vetë Morata e ka konfirmuar rikthimin, duke thënë:
“Po, po i japim një tjetër mundësi marrëdhënies sonë. Dashuria triumfon mbi gjithçka”.
Rikthimi i Moratës në një gjendje më të qetë dhe të lumtur mund të jetë gjithashtu lajm i mirë për Milanin, i cili ka nevojë për golat dhe kontributin e tij në sulm.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128