
U21/ Dhuna në sfidën Erzeni-Partizani, dy lojtarë përfundojnë në spital

Dhuna u ul “këmbëkryq” sërish në futbollin shqiptar, teksa sot në kampionatin U-21, në ndeshjen mes Erzenit dhe Partizanit, në stadiumin “Tofik Jashari” pati përleshje fizike mes lojtarëve të të dy skuadrave.
Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë me dije se 2 futbollistë të ekipit të kuq kanë përfunduar në spital.
Sipas policisë, vendasit nuk u njoftuan për këtë aktivitet, ndërsa të dëmtuar nga dhuna kanë mbetur dy lojtarët e Partizanit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Shijak
Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.
Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.
Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
-
Bayern-Arsenal, Tuchel: Kemi 50% shanse për të kaluar
16 Prill, 19:11

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128