UEFA, gjobë të majme Mourinhos, nuk mund të jetë në stol kundër AZ Alkmaar

1 Nëntor 2024, 18:42 / SPORT ALFA PRESS

UEFA, gjobë të majme Mourinhos, nuk mund të jetë në

Mësohet dënimi që ka marrë nga UEFA José Mourinhos, trajner të Fenerbahçes, i cili u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e fundit të Europa League-s, kundër Manchester United.

Trajneri luzitan u dënua nga UEFA me një ndeshje pezullim, që do të thotë se nuk do të mund të jetë në stolin e skuadrës turke më 7 nëntor, ndaj ekipit holandez AZ Alkmaar, në Europa League.

Për më tepër, “Special One” do të duhet të paguajë edhe një gjobë të rëndë prej 58,000 eurosh.

Vlen të kujtojmë se Mourinho ka qenë shumë kritik ndaj UEFA-s, duke deklaruar se pas përfundimit të kontratës me Fenerbahçen nuk do të drejtojë një klub që garon në garat evropiane.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128