Vetëm një sezon te Tirana, Fatmir Prengaj njofton largimin nga bardheblutë

Fatmir Prengaj nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Lojtari e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
24-vjeçari falenderon klubin, tifozët, presidentin, stafin dhe të gjithë shokët për aventurën e tij 1-vjeçare në kryeqytet. Ndër të tjera shkruan se iu është shumë mirënjohës për mundësinë e dhënë.
“Faleminderit Tirona, faleminderit tifozeria mo e bukur, faleminderit Presidences, Stafit teknik, faleminderit shokeve te ekipit, ju jam mirnjohes”, shkruan Prenga.
Futbollisti nga Mamurrasi në këtë sezon me bardheblutë ka luajtur në 31 ndeshje, ku ka mundur të shënojë vetëm 2 gola. Gjithashtu ka dhuruar edhe 2 asiste, por që nuk kanë mjaftuar për të qëndruar në kryeqytet.
Tashmë si një futbollist i lirë në treg, do të jetë në pritje të ofertave për të vendosur se ku do të jetë destinacioni i tij i ri.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
