Video/ Atalanta-Real Madrid, Vinicius dhe Bellingham rikthejnë në epërsi spanjollët

10 Dhjetor 2024, 22:36 / SPORT ALFA PRESS

Video/ Atalanta-Real Madrid, Vinicius dhe Bellingham rikthejnë në

Real Madrid e ka nisur vrullshëm pjesën e dytë ndaj Atalantës duke shënuar 2 gola.

Vinicious Jr riktheu në avantazh spanjollët në minutën e 56-të, ndërsa Bellingham thelloi në 1-3 shifrat në favor të skuadrës së Ancelottit vetëm 3 minuta më pas.

Por kryesuesit e Serie A, nuk u dorëzuan pasi ngushtuan rezultatin me golin e Ademola Lookman në minutën e 65-të duke hapur edhe një herë llogaritë.

ATALANTA- REAL MADRID- SHIKO GOLAT 

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll në barazim 1-1 teksa golin e parë për “Los Blancos” e shënoi Mbappe. Por fati nuk ishte me këtë të fundit teksa nuk ka mundur të vazhdojë lojën për shkak të një problemi të shfaqur.

Në minutën e 36’ Carlo Ancelotti ka vendosur të zëvendësojë Mbappe për shkak të një dëmtimi që ende nuk është bërë i ditur.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128