Video/ Skandali i radhës në Kongresin e UEFA-s, tifozët serbë djegin flamurin e Kosovës

Çmenduria serbe nuk ka kufi dhe reagimi i ultranacionalistëve ndaj flamurit të Kosovës në Beograd ka kaluar çdo limit, siç e tregon një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
Një natë më parë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, pozoi përkrah flamurit të Kosovës që ishte shpalosur për herë të parë në Beograd, para Kongresit të UEFA-s. Pamjet qarkulluan në mediat shqiptar e normalisht edhe në ato serbe, me këta të fundit të cilat reaguan menjëherë, duke kujtuar se Serbia nuk e njeh Kosovën.
Federata Serbe sot bëri të pamenduarën, duke injoruar UEFA-n dhe duke hequr flamujt e Kosovës nga salla. Por kjo nuk ishte çmenduria më e madhe.
Më sa duket atë e kanë bërë tifozët e Crvena Zvezdës, të cilët në natën e mbrëmshme, kanë shkuar në vendin ku gjendej flamuri i Kosovës, e kanë rrëmbyer atë pa i hyrë ferrë në këmbë dhe i kanë vënë flakën para sallës ku do mbahej sot Kongresi.
Navijači pale zastavu lažne države Kosovo pic.twitter.com/iYJPWGmItV
— Pluton (@Pluton45873221) April 3, 2025
Ndaj këtyre ngjarjeve të rënda mungon një reagim i Federatës Shqiptare të Futbollit. Njëkohësisht edhe zv. President i UEFA-s, Armand Duka deri më tani ka heshtur duke mos dënuar veprimet provokuese, pasi Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë kampionatin e EURO U-21 së bashku.
Nga ana tjetër, gjithë ky skandal po ndodh në sytë e UEFA, pasi Kosova është një anëtar me të drejta të plota në këtë organizatë.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




