Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm, realizon tripletë në derbin ndaj Zyrihut
25 Janar 2026, 20:38 / SPORT

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore spektakolare në derbin ndaj Zyrihut me rezultatin 3 me 4, duel i vlefshëm për javën e 21-të në Superligën e Zvicrës.
Heroi i sfidës për kuqeblutë ishte Xherdan Shaqiri, i cili shënoi tripletë si dhe asistoi në golin tjetër të shënuar nga Bazeli.
Ylli shqiptar i Zvicër, tun rrjetën në minutat 11, 45+3’ si dhe 90+4’, ndërkohë që asistoi në minutën 51 për golin e shënuar nga Otele.
Falë këtij triumfi, skuadra e Bazelit u ngjit në kutën e 36 pikëve, duke u renditur në vendin e katërt, me një diferencë –10 pikë nga kryesuesit e Thun.
Për sa i përket Shaqirit, ai mban vendin e tretë në listën e golashënuesve me 9 realizime dhe 10 asiste.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
