Zaptuan plazhet publike, hiqen 152 çadra dhe 412 shezlongë në Ksamil
19 Korrik 2023, 15:58 / AKTUALITET

Policia e Sarandës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Ksamilit, e konkretisht në Pemën e Thatë.
Kështu, policia hoqi 152 çadra dhe 412 shezlonget që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për K. I. 39 vjeç, banues në Sarandë dhe Gj. I., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

