Zgjidhet stadiumi i finales së Kupës së Greqisë, “Elbasan Arena” plani B
12 Maj 2023, 19:04 / SPORT

Finalja e Kupës së Greqisë do të luhet në stadiumin “Panthessaliko”, pa praninë e tifozëve. Shumë u përfol për zhvillimin e duelit mes AEK-ut dhe PAOK-ut në “Air Albania”.
FSHF ktheu përgjigje pozitive, por me kushtin që finalja të zhvillohej në datat 18 ose 19 maj. Pasi në stadiumin kombëtar është planifikuar më 25 maj të mbahet koncerti i këngëtarit grek, Nikos Vertis.
Grekët insistuan të mos ndryshohej data. Në skenë dolën edhe opsionet Serbi dhe Rumani, përveç Polonisë dhe Qipros, por në fund triumfoi stadiumi i Volosit.
Me anë të një komunikate zyrtare, Federata Greke e Futbollit (EPO) theksoi se AEK-PAOK do të zhvillohet në stadiumin olimpik të Volosit, në datën 24 maj (20:30).
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
