Zyrtare/ Partizani me drejtor të ri teknik, merr detyrën ish-lojtari i kuq

30 Mars 2025, 08:57 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Partizani me drejtor të ri teknik, merr detyrën ish-lojtari i

Tjetër zyrtarizim në radhët e Partizanit. Pas trajnerit Skënder Gega, klubi i kuq ka prezantuar ditën e sotme edhe Sokol Haxhian, i cili do të mbajë postin e drejtorit teknik.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas bën me dije se ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim.

Haxhia sot ka filluar punën së bashku me drejtorin sportiv Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e skautimit Altin Ferat.

Njoftimi:

Sokol Haxhia është zyrtarisht Drejtori Teknik i FK Partizanit. Ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim.

Haxhia sot ka filluar punën së bashku me Drejtorin Sportiv Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e Skautimit Altin Ferat për forcimin jo vetëm të ekipit të parë të Partizanit, por edhe të ekipit B dhe Akademisë tonë.

Po ndodh...