ZYRTARE/ Sulmuesi kuqezi prezantohet te klubi italian

26 Janar 2026, 15:13 / SPORT ALFA PRESS

ZYRTARE/ Sulmuesi kuqezi prezantohet te klubi italian

Çuni ishte i huazuar gjatë pjesës së parë të sezonit te Sampdoria, gjithashtu pjesë e Serisë B, por tashmë do të ndryshojë skuadër për të nisur një aventurë të re. Ai i bashkohet Barit, ekip që aktualisht renditet në vendin e parafundit të Serisë B dhe ndodhet në luftë të drejtpërdrejtë për mbijetesë.

Gjatë periudhës së tij te Sampdoria, sulmuesi shqiptar arriti të shënojë një gol dhe të kontribuojë me një asist, duke marrë minuta të vlefshme në një kampionat mjaft konkurrues.

Megjithëse angazhimi i tij atje nuk u shoqërua me vazhdimësi, Çuni mbetet një lojtar me potencial dhe me karakteristika që mund t’i shërbejnë Barit në fazën vendimtare të sezonit.

Njoftimi i plotë

MIRËSEVINI MARVIN!
SSC Bari njofton blerjen e lojtarit të lindur në vitin 2001, Marvin Çuni (10.07.01, Freising, Gjermani) nga FK Rubin Kazan me huazim me mundësi blerjeje. Sulmuesi shqiptar do të veshë fanellën me numrin ’90’ dhe do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Longo.

ZYRTARE/ Sulmuesi kuqezi prezantohet te klubi italian

 

Po ndodh...

ide