Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Stamboll, plagosen rëndë 7 nxënës

6 October 2026, 09:45 / BOTA ALFA PRESS

Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Stamboll,

Një sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në zonën e Başakşehir, në Stamboll, ku shtatë nxënës kanë mbetur të plagosur.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 08:35, në ambientet e Shkollës së Mesme Anadolli Şamil. Një nxënës i klasës së 10-të, i identifikuar me inicialet FM, dyshohet se ka sulmuar me thikë nxënës të tjerë.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalet e Qytetit Başakşehir Çam dhe Sakura, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas të dhënave fillestare të autoriteteve, tre prej nxënësve ndodhen në gjendje kritike.

 

 

 

 

Po ndodh...