“Ta zgjedhim sonte presidentin”/ Kurti thirrje opozitës: Zotohem se Ligji për Dhomat e Specializuara do të votohet të enjten
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot në një konferencë të jashtëzakonshme se nëse sot do të zgjidhet presidenti i vendit, zotohet se të enjten në mëngjes do të votohet edhe Projektligji për dhomat e Specializuara në leximin e dytë.
Ai theksoi se Kreu i Shtetit duhet të zgjidhet sot, ndërsa Ligji për Dhomat e Specializuara mundet të votohet më vonë, duke respektuar afatin 72 orësh.
“Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe unë zotohem publikisht se në paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara”, u shpreh Kurti.
Sipas tij, Vetëvendosja do të votojë në lexim të dytë Projektligjin e Dhomave të specializuara dhe këtë e bëjnë duke respektuar rregulloren e punës së kuvendit, ku afati 72 orësh do të jetë në paraditen e të enjtes.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
