Temperatura deri në 41 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

8 August 2026, 08:00 / MOTI ALFA PRESS
Temperatura deri në 41 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditën e Shtunë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, me temperatura që mbërrijnë deri në 41 gradë celsius.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore të vendit në mesditë deri pasdite.

Në relievet e larta malore kryesisht në veri dhe në lindje reshjet në formën e shtrëngatave në periudha tepër afatshkurtra.

Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Po ndodh...