Furgoni me targa të Maqedonisë së Veriut merr flakë në Lushnje, ngordhin gjysma e zogjve që transportonte
8 August 2026, 09:52 / AKTUALITET

Një automjet tip furgon me targa të Maqedonisë së Veriut është djegur mëngjesin e kësaj të shtunë në afërsi të pushimit të shoferit. Drejtuesi i automjetit që transportonte zogj fushe të vegjël që vinin nga shteti fqinj, ka vënë re zjarrin vetëm pasi ka dalë nga autostrada në drejtim të Këmishtajt.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë dhe kanë shuar zjarrin në kabinën e drejtuesit. Nga zjarri janë djegur më shumë sesa gjysma e ngarkesës me zogj që kanë ngordhur.

Sipas zjarrfikësve të Lushnjes zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin e kondicionimit të pjesës së ngarkesës.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128