Ferran Torres drejt PSG-së, në Paris e pret ish-vjehrri Luis Enrique
Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres, do të udhëtojë për në Paris këtë javë, duke shkaktuar spekulime të mëtejshme mbi të ardhmen e tij mes thashethemeve që e lidhin atë me PSG-në.
Sipas gazetarit Gerard Romero, natyra e udhëtimit mbetet e paqartë, megjithëse është e lehtë të spekulohet se fituesi i Kupës së Botës me Spanjën mund të zhvillojë bisedime me ‘Les Parisiens’ përpara një transferimi të mundshëm veror.
Aktualisht në pushime pas Kupës së Botës 2026, Torres pritet të kthehet në stërvitje te Barcelonën më 12 gusht.
Pavarësisht raportimeve për marrëveshjen e Torres me kampionin evropian, Barcelona ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare nga gjigantët francezë.
Gjigantët katalunas po përpiqen ta lidhin atë me një marrëveshje afatgjatë, por shanset duken të pakta pas komenteve të fundit të sulmuesit që aludojnë për një largim të mundshëm.
Vlera e lojtarit në treg vlerësohet të jetë 55 milionë euro, por transferimi mund të kushtojë më shtrenjtë.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128