Teuta mposht Laçin 2-1/ Durrsakët marrin tri pikët e radhës, kurbinasit shpërdorojnë penalltinë

5 September 2026, 23:55 / SPORT ALFA PRESS

Teuta mposht Laçin 2-1/ Durrsakët marrin tri pikët e

Teuta ka marrë fitoren e dytë në kampionat, duke mposhtur 2-1 Laçin në transfertë në javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Durrsakët zhvilluan një pjesë të parë të mirë dhe shënuan dy gola, ndërsa Laçi reagoi pas pushimit, por nuk arriti të barazojë.

Teuta e nisi ndeshjen mirë dhe fitoi një penallti që në minutën e 7-të. Kallaku mori përsipër ekzekutimin dhe në minutën e 9-të e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar skuadrën durrsake në avantazh.

Vetëm tre minuta më vonë, Teuta dyfishoi rezultatin. Pas një krosimi të Kallakut në zonë, Wotlai përfitoi dhe mposhti portierin Guri për 0-2.

Durrsakët patën mundësi për të shënuar edhe më shumë. Në minutën e 22-të, Kallaku pasoi për Umeijegon, por ky i fundit nuk arriti të shfrytëzonte rastin. Në anën tjetër, Laçi kërkoi golin dhe Bibo iu afrua disa herë portës, ndërsa portieri Bernardoni reagoi në disa raste.

Në minutën e 37-të, kurbinasit fituan një penallti dhe patën mundësinë të shkurtonin diferencën. Megjithatë, 11-metërshi nuk u shndërrua në gol dhe Teuta ruajti avantazhin 2-0 deri në pushim.

Laçi u shfaq më kërkues në pjesën e dytë dhe në minutën e 64-t gjeti golin. Bibo goditi fort nga jashtë zonës dhe mposhti Bernardonin, duke e çuar rezultatin në 1-2.

Kurbinasit vazhduan të kërkonin barazimin dhe në minutën e 69-të Daci dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 73-të, Laçi kërkoi një tjetër penallti pas një prekjeje të topit me dorë në zonë, por gjyqtari Enea Jorgji vendosi të akordojë goditje këndi.

Në minutat e fundit, Laçi shtoi presionin dhe pati mundësi për të barazuar, por Teuta arriti të ruajë avantazhin. Me këtë fitore, durrsakët marrin tri pikë të tjera dhe vazhdojnë ndjekjen e skuadrave të kreut.

Po ndodh...

ide