Sa do të kushtojë Iphone 14? Apple bën prezantimin
-
Horoskopi/ Njihuni me ‘fatin” tuaj për këtë të premte
9 Shtator, 08:20 -
Skemë e lirë 9 shtator
9 Shtator, 00:02 -
Isaac Newton parashikoi se kur bota do të marr fund
8 Shtator, 17:47

Modelet e reja të iphone 14 janë prezantuar nga kompania Apple, ku risia e tyre do të jetë aftësia për të përdorur satelitët, për të dërguar mesazhe urgjence dhe një orë Ultra të fokusuar në aventura për sporte si zhytja dhe triathlon.
“Siç mund ta shihni, iPhone 14 është më i madh dhe akoma më i madh është iPhone14+”.
“Ne projektuam dhe ndërtuam komponentë të personalizuar dhe programe specifike në mënyrë që antenat e iPhone14 të mund të lidhen me frekuencat unike të satelitëve”.
Gjatë prezantimit – Apple tha se veçoria e saj e re satelitore SOS do t’i ndihmojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe me përgjigjen e parë edhe nëse nuk ka shërbim celular.
IPhone 14 gjithashtu vjen edhe me një kamerë të përmirësuar. Ai ka një çmim fillestar prej 799 dollarëshe dhe iPhone Plus 899 dollarë.
Tre stile të reja orësh u zbuluan gjithashtu, duke përfshirë Apple Watch Ultra të nivelit të lartë, që synon sportet ekstreme dhe zhytjet në skuba, me një çmim fillestar prej 799 dollarë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



