Veliaj fut në sherr socialistët, Bledi Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Drejtësisë

Transferimi i Erion Veliajt në Fier ndez përplasjet brenda PS-së. Sipas raportimeve, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin e transferimit të ish-kryebashkiakut të Tiranës.
“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!” – mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit.
Çështja Veliaj ka rikthyer debatet për procedurat e transferimit, kushtet e izolimit dhe përgjegjësinë institucionale, duke nxjerrë në pah tensionet e raportuara mes grupeve brenda Partisë Socialiste.
Deri tani, nuk ka konfirmim zyrtar se PS-ja ka kërkuar si subjekt politik dorëheqjen e Toni Gogut, por Veliaj duket se po shton mbështetjen brenda grupit PS.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
