Tensionet në Kuvend, Kuvendi miraton me 84 vota pro projektligjin për Bankën e Shqipërisë

29 October 2026, 11:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Tensionet në Kuvend, Kuvendi miraton me 84 vota pro projektligjin për

Mes tensioneve, përplasjeve dhe hedhjes së flakadanëve nga opozita, mazhoranca po vijon miratimin e një sërë projektligjesh në Kuvend.

Me 84 vota pro është miratuar projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë, i cili kërkonte shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Në votim ishte i pranishëm edhe Edi Rama, i cili më pas u largua nga salla e mbuluar me tym.

Ndërkohë një incident u shënua teksa deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur sende në drejtim të tij teksa po largohej.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca plenare deputetët e opozitës Bledi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziu për ndezjen e flakdanëve në sallë.

Po ndodh...