Vrasja e turistit në Ksamil, Portugalia kërkon informacion zyrtar nga autoritetet shqiptare

19 August 2026, 19:33 / AKTUALITET ALFA PRESS
Vrasja e turistit në Ksamil, Portugalia kërkon informacion zyrtar nga

Reagon qeveria portugeze lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil.

Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë konfirmoi për mediat vendase se përmes ambasadës në Romë dhe konsullatës së nderit në Tiranë po monitoron zhvillimet pas vrasjes së turistit portugez.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale”, deklaroi Raquel Trindade, nga zyra e ministrit të Jashtëm.

Ajo theksoi se autoritetet portugeze nuk kanë ende informacion zyrtar mbi rrethanat e ngjarjes apo hetimin. Sipas saj, të dhënat për arrestimet janë mësuar nga mediat shqiptare.

“Për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë”, tha Trindade, duke shtuar se ministria do të vijojë të ndjekë çështjen në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe familjen e viktimës.

Vrasja e 20-vjeçarit portugez ndodhi në orët e para të 18 gushtit në Ksamil, pas një konflikti pranë një resorti.

 

Po ndodh...