Nafta nuk ndalet, arrin në 219 lekë/litri/ Konfindustria kërkoi ulje, por qeveria hesht
Çmimi i hidrokarbureve në Shqipërisë gjatë vitit 2026 ka qenë në luhatje, ndërsa raportohet se aktualisht nafta ka pësuar sërish një rritje të ndjeshme të kostos, pasi bëhet me dije se ditën e sotme ajo tregohet me 219 lekë për litër në shitjet me pakicë.
Nafta në tregun shqiptar ka pësuar një rritje prej 4 lekësh nga seç ishte para pak ditësh, kur ajo tregtohej me 215 lekë, duke bërë që sot ajo të shitet me 219 lekë për litër.
Ndonëse në lidhje me kostot e reja të çmimit të naftës të cilat kanë qenë në luhatje për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, çmime që u kanë rënduar goxha xhepat qytetarëve, Konfindustria e Shqipërisë, më 3 gusht, kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në tregtimin e hidrokarbureve.
Mirëpo edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga reagimi i Konfindustrisë e cila kërkoi ulje të çmimit të naftës me 15%, që përkthehet në 20 lekë për litër, si dhe rikthimin e Bordit të Transparencës, deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj ndërhyrjeje për të marrë në dorë situatën e kostove të larta të hidrokarbureve. Madje dita-ditës qytetarët shqiptarë po përballen me çmime akoma më të larta se më parë të hidrokarbureve.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128