Makina me 114 km/orë dhe nën efektin e alkoolit! Ekspertiza zbardh aksidentin me tre viktima në Durrës

Ekspertiza e kryer për aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, si dhe një 15-vjeçar, ka zbardhur të dhëna të reja mbi mënyrën se si ndodhi përplasja.
Sipas ekspertëve, automjeti po udhëtonte me rreth 114 km/orë në çastet para aksidentit. Gjatë marrjes së kthesës, drejtuesi dyshohet se nuk ka mundur të mbajë kontrollin e mjetit, duke sjellë daljen e tij nga trajektorja.
Nga rindërtimi i ngjarjes rezulton se goma e përparme në anën e pasagjerit është përplasur fillimisht me bordurën. Goditja ka ndikuar në humbjen e mëtejshme të stabilitetit të automjetit, i cili më pas është përmbysur.
Pas përmbysjes, makina ka vijuar të zvarritet për rreth 40 metra, përpara se të ndalonte.
Ekspertiza ka nxjerrë në pah edhe një tjetër element me rëndësi për hetimin. Analizat toksikologjike kanë rezultuar pozitive për konsum alkooli nga drejtuesi i automjetit.
Nga aksidenti tragjik humbën jetën tre persona, ndërsa dy të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Po ndodh...
ide
Intelekrualëve u kanë prerë kordat e zërit!
Protesta nuk është restorant
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128