Skuadrat turke nuk ndalen në merkato, ekipi i Muçit kërkon Benzema-n

Trabzonspor ka nisur lëvizjet për të transferuar Karim Benzemanë nga Al Hilal gjatë kësaj merkatoje. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari turk Yağız Sabuncuoğlu, sipas të cilit drejtuesit e klubit kanë marrë informacionet e para në lidhje me kushtet e mundshme të një transferimi.
Emri i Benzemas i është propozuar Trabzonsporit dhe klubi turk ka nisur të shqyrtojë mundësinë e realizimit të marrëveshjes. Për momentin, bisedimet ndodhen ende në fazën e parë dhe nuk ka një marrëveshje konkrete mes palëve.
Lëvizja për Benzemanë vjen në një moment kur Trabzonspor po punon paralelisht për transferimin e Darëin Núñez. Sulmuesi uruguaian është përfolur së fundmi për një huazim të mundshëm te Al-Dhariyah në Arabinë Saudite, zhvillim që mund të komplikojë planet e klubit turk.
Në këto rrethana, Trabzonspor duket se ka kthyer vëmendjen nga Benzema, duke parë te francezi një alternativë të profilit të lartë për repartin ofensiv.
E ardhmja e Benzemas mbetet gjithsesi në pikëpyetje. Sulmuesi francez, i cili iu bashkua Al Hilalit në janar, mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere dhe situata e tij pritet të sjellë zhvillime të reja në merkato.
Po ndodh...
ide
Intelekrualëve u kanë prerë kordat e zërit!
Protesta nuk është restorant
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128