Thika, kaçavida dhe maska/ Parandalohet përplasja mes të miturve në Kombinat, procedohen 28 prej tyre

19 August 2026, 13:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

28 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se po përgatiteshin të përplaseshin me njëri-tjetrin në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Policia i lokalizoi në rrugën “Llambi Bonata”, ku të rinjtë ishin ndarë në disa grupe, dhe i shoqëroi në komisariat. Gjatë kontrollit fizik, te disa prej tyre u gjetën 5 armë të ftohta dhe mjete të mprehta, mes tyre thika dhe kaçavida. Gjithashtu, u sekuestruan edhe disa maska.

Pas veprimeve procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologëve dhe pas komunikimit me prokurorin, 28 të miturit u proceduan në gjendje të lirë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide