Aksident tragjik në Brazil, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur
19 August 2026, 16:30 / BOTA
Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të së mërkurës në Brazil, ku një autobus dhe një kamion u përplasën në një autostradë, në shtetin Paraná.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, 23 persona kanë humbur jetën, mes tyre drejtuesi i kamionit dhe 22 persona që udhëtonin në autobus. Pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital.
Autobusi i përkiste Shërbimit Shëndetësor të Bashkisë Imbituva dhe po transportonte pacientë drejt spitaleve.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e përplasjes, ndërsa të dhënat paraprake dyshojnë se kamioni mund të ketë kaluar në korsinë e kundërt.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128