Ahmetaj zbardh prapaskenat e largimit të ish-ministres së Shëndetësisë, Evis Salës

7 September 2026, 22:09 / POLITIKË ALFA PRESS
Ahmetaj zbardh prapaskenat e largimit të ish-ministres së

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka zbardhur prapaskenat e largimit te ish-ministres së Shëndetësisë, Evis Salës.

Sipas Ahmetajt, Rama ka deklaruar në grup se Sala u largua pasi nuk pranoi të firmoste një marrëveshje që ai e lidhi me konceptin “KAYO” në sektorin e shëndetësisë.

“I lutem deputetëve të partisë time që votuan ligjin e KAYO-s, të mos ulin kokën dhe të ngrenë dorën. Po ju vjen ligji në shëndetësi. Është i njëjti koncept, KAYO koncept me izraelitetin tjetër Sani. E ka thënë në grup që ministrja iku se nuk firmosi. Më erdhi brenda grupit, që ka thënë do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin, prandaj ka ikur ministrja. Është tjetër izraelit ky, po është influenca e Ron Yefet”, tha Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live.

Ahmetaj kritikoi deputetët socialistë për mungesën e reagimit ndaj akuzave që ai ngriti. “Nuk i kuptoj deputetët e partisë time që nuk bëjnë zë për plaçkitjen. Bëjnë zë për asgjë, por nuk flasin për kalibrin ndërkombëtar të grabitjes dhe për këto që janë praktikisht mafia shtetërore”, u shpreh ai.

Po ndodh...