Aksident në Tiranë/ Automjeti fluturon në lumin Lana, drejtuesi përfundon në spital

4 Maj 2024, 09:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Tiranë/ Automjeti fluturon në lumin Lana, drejtuesi

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në afërsi të rrethit të Shkozës. Një automjet ka përfunduar në lumin Lana, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Njoftimi:

Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...

ide