Aksident tragjik në Itali, humb jetën 16-vjeçari shqiptar
21 Shtator 2025, 19:42 / AKTUALITET

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në komunën Artogne, Itali, ku si pasojë e përplasjes, një 16-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën.
Sipas raportimeve për mediat, viktima është Manuel Leti, i cili po udhëtonte me motoçikletën e tij kur u përplas fillimisht me një automjet tip “Audi” të drejtuar nga një 44-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, adoleshenti humbi kontrollin e mjetit dhe goditi një shtyllë ndriçimi.
Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht, plagët e marra në gjoks dhe bark rezultuan fatale për të riun.
Ceremonia mortore për Manuelin do të mbahet nesër në orën 16:30.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


