
Anëtari i grupit Bajri, mik i Ervis Martinaj/ Kush është Denis Brajoviq i arrestuar në Dubai?!

Denis Brajoviq, i kërkuar në Shqipëri për vrasje, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara.
Pas informacioneve se Brajoviq fshihej në Emiratet e Bashkuara Arabe, në bashkëpunim me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, është bërë arrestimi i 36-vjeçarit, njofton policia.
Ndërkohë, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.
Brajoviq akuzohet se ka ekzekutuar Gjin Ndojin, në 9 gusht të vitit 2020.
Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviq komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.
Në bisedën me Bajrin, ai tregoi se iu bllokua arma, pasi donte “t’ia grinte kokën”, pasi para vrasjes Gjin Ndoji i kishte thënë diçka.
Ndërsa Martinaj, në bisedën e bërë në aplikacionin ‘Sky ECC’, e pyeti atentatorin nëse ngjarja është transmetuar në televizion.
I akuzuar dhe nga Sali Berisha që së bashku me një pjesë tjetër të grupit Bajri kontrolluan zgjedhjet e 14 Majit në Shkodër.
-
Tritol banesës së Ilir Koçiles, pamjet pas shpërthimit
27 Shkurt, 11:13 -
Tiranë/ Djali i piktorit të madh në kërkim, iu gjetën armë në banesë
27 Shkurt, 11:12 -
-
Tronditet Tivari/ Vritet shqiptari, anëtar i një grupi kriminal
27 Shkurt, 10:28

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128