‘Aplikacionet ndihmuan në zbardhjen e ngjarjeve kriminale’/ Vija: Në SPAK ka laboratorë modern për hetimet

Janari nisi me disa ngjarje kriminale të cilat tronditën vendin dhe vunë në lëvizje Prokurorinë dhe Policinë për zbardhjen e tyre.
Gazetari Ermal Vija zbuloi për ‘Real Story’ se aplikacionet si SkyEnchro Chat kanë ndihmuar në hetimin e çështjeve të fundit. Gjithashtu, ai bëri me dije se në SPAK janë investuar së fundmi laboratorë modern për hetimin e ngjarjeve kriminale.
“Në fakt një sërë ngjarjesh të hetuara nga Prokuroria e Posacme janë ndihmuar nga Skyenchro chat ku janë zbërthyer ngjarjet, si janë kryer ngjarjet, si janë zhdukur provat etj.
Një grup kriminal i Elbasanit Copja kujdesej që makinat që përdoreshin në atentat të çmontoheshin duke mos lënë fare gjurmë në ngjarje. Një pjesë të madhe të ngjarjeve i çohen Policisë së Shtetit dhe duhet ndihma e tyre. Në Prokurorinë e Posaçme ka laboratorë që i hyjnë në ndihmë hetimit, laboratorë që janë investuar së fundi, si laborator i përgjimit dhe duhet të ecin të dyja në një linjë për të finalizuar disa operacione.”
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


