Aplikojnë për punë/ Si vajzat shqiptare përfundojnë prostituta në vendet arabe

4 Tetor 2022, 13:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aplikojnë për punë/ Si vajzat shqiptare përfundojnë

Vajza të reja nga Shqipëria kanë denoncuar agjenci të ndryshme punësimi në Tiranë, të cilat nënshkruajnë kontrata pune për në vendet arabe, e më pas të rejat që aplikojë për punë dhe nënshkruajnë këto kontrata, përfundojnë duke ushtruar prostitucion në Arabinë Saudite.

Me anë të mesazheve vajzat kanë denonocuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 se janë mashtruar, ato shprehen se kanë aplikuar për profesionet: Stjuardesë, recepsioniste dhe kamariere në këto vende, por përfunduan të shfrytëzuara si prostituta.

Vajzat, emrat e të cilave mbahen anonim, shprehen në emision live se ishin arsyet financiare që i detyruan të aplikonin dhe të pranonin të punonin në vende të largëta si Arabia Saudite, të joshura nga pagat e larta. Teksa ngelet i dyshimt fakti se mbi çfarë kriteresh bëhej pranimi i të rejave për profesionin që ato aplikonin, pasi ato shprehen se kushtet ishin krijuar që të pranoheshin lehtësisht pa ditur as gjuhën./ Alfapress.al

 

 

Po ndodh...