Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, Softa: Shqetësimi situata në burgje, ka çaluar siguria!

5 Shkurt 2025, 20:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, Softa: Shqetësimi

Fatjon Softa dhe Edmond Petraj komentuan në ‘Studio Live’ arratisjen nga burgu i Shënkollit të të dënuarit për dhunë në familje, Daut Laze, një ditë më parë (4 shkurt). Softa shprehet për Arbër Hitajn, se burgjet janë një problem shqetësues, ndërsa rasti konkret duhet analizuar me detaje nga hetimet.

'Burgjet janë problem shqetësues edhe arratisja e tij një lloj shqetësimi. Masat e sigurisë janë të ulëta në krahasim me të tjerët të dënuar, për shkak të ndalimit apo arrestimit, për masën e sigurisë lidhur me kurimin shëndetësor. Konstatimi i arratisjes është bërë të nesërmen. Ndërrimi i turneve shërbeu si moment për arratisjen. Burgjet kanë rrethimin, kamerat, kullat e vëzhgimit. Duhet hetim për të parë nëse kanë qenë në kulla. Kanë funksionuar sistemet e kamerave? Kemi ngritur shqetësimin që burgjet kanë nevojë për sistemin anti-dron për të ruajtur perimetrin. Kanë nevojë për muret elektronikë, mund të sinjalizojnë zonën e ndarë me sektorë, dhe i jep prioritet kamerave për të bërë ndalimin e personave.'
Softa ndau dhe eksperiencën e tij me vizitën në disa prej burgjeve jashtë vendit në BE.

Kam pasur mundësi të shikoj burgjet në Austri, Vien. Ishim për vizitë dhe për tu marrë me pjesën e kualifikimit. Ishin ndarë në disa departamente. Ndahej nga pjesa e burgut të hapur dhe pjesa e izolimit total që vjen sot me sistemin 41 biss dhe sistemet e edukimit. Edukimi ishte që punonin dhe merrnin të ardhura për të bërë blerje apo për të ulur qëndrimin në burgje. Një pjesë e burgjeve janë në zona të banuara.'