Artan Hoxha: “Trekëndëshi i Bermudës”, shkaku që djali dhe nipi i deputetit të PS u shoqëruan

16 Nëntor 2022, 13:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Artan Hoxha: “Trekëndëshi i Bermudës”, shkaku që

Ditën e djeshme policia ka shoqëruar një grup personash të cilët lëviznin me makinë të blinduar. Bëhej fjalë për djali dhe nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhep dhe Ramazan Rraja. Dy të rinjtë po lëviznin në drejtim të mbikalimit të Rinasit kur u ndaluan nga policia dhe më pas u shoqëruan drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

I ftuar në ABC Live, gazetari Artan Hoxha u shpreh se Ramazan Rraja u la i lirë pas deklarimeve ditën e djeshme, ndërsa shtoi se shoqërimi i tij nuk është bërë për shkak të makinës së blinduar.

Makina e Ramazan Rrajës, kushëriri i parë i tij Rexhep Rraja dhe dy të tjerë, janë ndjekur që nga zona e Saukut. Dje u ndalua edhe dy makina të tjera të blinduara. Zhurma u bë vetëm për këta”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit Ramazan Rraja është pyetur edhe për ngjarje të rënda që kanë ndodhur kohët e fundit në atë që Hoxha e cilëson si “trekëndëshi i Bermudës”, Tiranë- Durrës- Fushë Krujë.

Ramazan Rraja u shpall në kërkim pas masakrës së Fushë Krujës. Nuk u paraqit se ishte jashtë Shqipërisë. Ka qenë një nga të dyshuarit. Ka vazhduar kërkimi policor. Më 31 tetor erdhi në Shqipëri, kaloi kontrollin dhe ka pritur policinë e Fushë Krujës dhe e ka cuar në stacion ku edhe ka dhënë deklarimet e tij. Kërkimi për të u hoq.  Ai u la i lirë mbrëmë, por u mor në pyetje në disa sektorë, krimet, vrasjet dhe ngjarje të tjera. Ai nuk u ndalua për mjetin e blinduar. Nuk kanë pasur gjë tjetër, as armë as drogë. Ai u lirua në mbrëmje. Objektivi ka qenë për ngjarje të tjera jo për mjetin. Ka qenë preteksti për ta kontrolluar…për ta pyetur. Është pyetur për ngjarjen e Trekëndëshit të Bermudës”, tha Hoxha.  

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor, për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj.

Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t’u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur. Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë. Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët i arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

 

Po ndodh...

ide