Bie në greminë cisterna e gazit në rrugën Përrenjas–Librazhd, plagoset shoferi

25 Shkurt 2023, 12:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bie në greminë cisterna e gazit në rrugën

Një automjet i tonazhit të rëndë tip cisternë gazi është përfshirë në një aksident në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas -Librazhd. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Pishkashit” rreth orës 11:15.

Automjeti dyshohet se si pasojë e shpejtësisë dhe motit të lagësht ka humbur drejtimin e lëvizjes duke dalë jashtë rruge.

Për pasojë është përmbysur dhe rrokullisur në greminë për disa metra. Fatmirësisht nuk ka shpërthyer depozita e ngarkesës me gaz. Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur.

 

Po ndodh...

ide